Klitschko: Nuk përjashtohet mundësia që Kievi të mbetet pa rrymë dhe ujë

Autori: Gazeta inFokus
11:32 | 06 November 2022
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se nuk mund të përjashtojë mundësinë që kryeqyteti ukrainas të mbetet pa rrymë dhe ujë, si pasojë e sulmeve shkatërruese ruse në infrastrukturën e energjisë.
“Ne jemi duke bërë gjithçka që kjo të mos ndodhë. Mirëpo, të jemi të sinqertë, armiqtë tanë janë duke bërë gjithçka për të lënë këtë qytet pa ngrohje, rrymë dhe ujë, ashtu që të gjithë ne të vdesim. Ne nuk jemi duke e përjashtuar këtë gjë, prandaj jemi duke shqyrtuar skenarë të ndryshëm për të qenë të përgatitur”, ka thënë Klitschko më 5 nëntor.
Ukraina është përballur me ndërprerje të rrymës dhe ujit prej kur Rusia ka nisur sulmet me raketa dhe dronë në objektet e energjisë muajin e kaluar.
Sipas autoriteteve ukrainase, rreth 40 për qind e infrastrukturës së energjisë është “dëmtuar seriozisht” nga bombardimet ruse.
Moska ka thënë se sulmet janë përgjigje ndaj atyre që i ka konsideruar sulme ukrainase në Krime, ndonëse Kievi ka hedhur poshtë këto pretendime.
Rusia e ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014.
Klitschko ka thënë se Kievi veçse ka nisur të sigurojë rezerva të ujit dhe ushqimeve, si dhe është duke siguruar edhe gjeneratorë elektrikë nëse duhet aktivizuar.
“Ne jemi gati për skenarë të ndryshëm, prandaj nuk do të heqim dorë”, ka thënë Klitschko.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një i moshuar në liqenin e Pogradecit
Një burrë i moshuar është gjetur pa shenja jete në liqenin e Pogradecit. S...
-
Dje sërish dështoi konstituimi i kuvendit, nesër përpjekja e radhës
Dje dështoi përpjekja e 42’të për konstituimin e kuvendit. Një përpjekje e ti...
-
Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas
51 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve në Teksas, përfshirë 15 fëmijë...
-
Çka thuhet në raportin e Policisë për 2 vjeçaren që u mbyt në pishinë
Një fëmijë 2 vjeçar është mbytur mbrëmë në një pishinë familjare në fshatin Z...
-
Arrestohet pejani pasi tentoi të kryente marrëdhënie sek*suale me një grua
Një burrë është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kishte tentuar të kryejë m...
-
I dënuari me 20 vjet burgim për trafik ndërkombëtar droge, kapet në hyrje të Shqipërisë
Alija Arslan, 34-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, shtetas i shpallur në kërkim...
-
Dhun*oi psiqikisht nënën, motrën dhe fëmijët e saj, arrestohet shtetasi i huaj në Pejë
Një shtetas i huaj është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kishte ushtruar d...
-
Arrestohet një person në Vushtrri pas një zënke për transport gruri
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë, ...
-
Theret një person në Fushë Kosovë pas një mosmarrëveshje në komunikacion
Një person është therur me thikë në Fushë Kosovë. Ngjarja ka ndodhur të sh...
-
I riu në Gjakovë vdiq pasi u lëndua rëndë në një fabrikë të tullave
Pak orë më herët është raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Gj...
-
Haradinaj për deklaratën e Bekë Berishës: S’jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë ...
-
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luft*ën në Ukrainë
Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ishte i sigurt nëse do të ishte n...