Sport

Klitschko largohet nga Londra, por ka një premtim të madh! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 02 May 2017

Wladimir Klitschko sot është larguar nga Londra për të udhëtuar në vendlindjen e tij Ukrainën, transmeton IndeksOnline

Ish-kampioni i Botës, të shtunën e kaluar u mposht nga boksieri britanik në raundin e 11-të në prani të 90 mijë shikuese në stadiumin e famshëm anglez “Wembley”.

Përmes rrjeteve sociale, Klitschko ka njoftuar se është duke e lënë Londrën, ndërsa premton se do të rikthehet.

-Advertisement-

“Po e lë LND-n (Londrën) me ndjenjën se të gjithë kanë fituar mbrëmjen e së shtunës. Sporti, fansat dhe unë. Respekte, gëzuar. Do të rikthehem”, ka shkruar Klitschko.

Vlen të përmendet se gjasat për një “rematch” mes Joshuas dhe ukrainasit janë të rritura duke ditur se në kontratë shkruhet një gjë e tillë./IndeksOnline/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera