Sport

Klitschko-Joshua, tani vjen një lajm i pabesueshëm

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 08 October 2017
Mund të ju duket e pabesueshme, por Vitali Klitschko mund të rikthehet në ring.

Ish kampioni i botës në peshat e rënda, dëshiron të hakmerret për vëllanë e tij, Wladrimir, duke kërkuar të hyjë në ring me Anthony Joshua.

Edhe pse 46 vjeçar tani, Vitali që për disa vite ka qenë i paprekshëm në boksin e peshave të rënda, beson se mund të luftojë kundër Joshua, për t’ia kthyer rripin familjes Klitschko.

Joshua pak muaj më parë, mposhti Wladimirin për titullin e botës në peshat e rënda.

-Advertisement-

“Lufta kundër Joshua është dëshira ime e vetme. Kam një ndjenjë se mund të bëj më mirë, dua të luftoj kundër Joshuas dhe t’ia kthej rripin familjes”, ka deklaruar Vitali.

“Ndjehem pak fajtor sepse i thash Wladimirit në kënd, mos u bëj aq aktiv në raundin e 6-të kur ai e rrëzoi Joshuan në dysheme”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera