Sport

Klitschko – Joshua, ky është lajmi i fundit

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 21 June 2017

Wladimir Klitschko ka 50% të gjaseve për të zhvilluar revanshin me Anthony Joshua, lajm të cilin e ka konfirmuar promotori i boksierit ukrainas Tom Loeffler.

Dy boksierët zhvilluan një nga ndeshjet epike të këtij sporti në peshat e rënda, fituar nga Joshua me “KO” teknik në raundin e 11-të.

Prej kohësh është përfolur se edhe revanshi është i mundshëm për t’u zhvilluar ë gjysmën e dytë të këtij viti, por ndoshta 41-vjeçari ukrainas mund të tërhiqet nga sporti. Dhe, në rast se revanshi nuk zhvillohet, atëherë Joshua do ta mbrojë titullin ndaj bullgarit Kubrat Pulev.

-Advertisement-

Por Loeffler, duke folur për “Sky Sports” ka pranuar se Klitschko nuk ka marrë ende një vendim. “Nëse Klitschko tërhiqet, e ka bërë këtë gjë me nder, pasi ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme ndaj Joshya. Unë mendoj se shanset që revanshi të zhvillohet janë 50-50. Sa herë që bisedoj me Wladimir ai është në dilemë. Unë natyrisht që do ta mbështes për çdo vendim që do të marrë. Nëse ai do të vendosë për revanshin, atëherë do të kënaqë fansat që e duan atë”, tha Tom Loeffler.  Boksieri britanik Anthony Joshua ka thënë se kandidatë të mundshëm janë edhe Deontay Wilder në duelon në Amerikë e Tyson Fury.

Unë mendoj se gjasat që revanshi të zhvillohet janë 50-50. Sa herë që bisedoj me Wladimir ai është në dilemë. Unë natyrisht që do ta mbështes për çdo vendim që do të marrë”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera