Lajme

Klinton merr kritika për gjuhën ndaj grave

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 15 March 2018

Hilary Klinton ka vazhduar me gjetjen e faktorëve që ndikuan në humbjen e saj presidenciale kundër presidentit aktual amerikan, Donald Trump.

Ajo ka fajësuar presionin që burrat e komunitetit të bardhë ua bënë grave të tyre që ta votonin Trump-in.

Pas kësaj delarate ajo mori kritika të shumëta, madje edhe nga demokratët që në shumicën e rasteve janë pjesë e kampit Klinton, shkruan Infokusi.

-Advertisement-

Klinton po merr kritika që ka veçuar votuesit e Trump, duke thënë se gratë nuk kanë qenë të gatshme t’u bëjnë ballë presioneve nga burrat në jetët e tyre.

Që nga senatorët demokratë e deri të menaxherja e kampanjës së saj, ka një pajtim të përbashkët se komentet e Hillaryt nuk ishin të përshtatshme.

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Klinton, këto i tha gjatë një paraqitje në Indi gjatë fundjavës së kaluar, që sipas saj kjo ishte njëra ndër arsyet pse ka humbur garën presidenciale të vitit 2016.

“Unë kam fituar në vendet që përfaqësojnë dy të tretat e prodhimit të brendshëm të Amerikës. Kështuqë unë kam fituar në vendet ku njerëzit janë optimistë, dinamikë, të ndryshëm mes vete, dhe aty ku njerëzit ecin përpara. Kampanja e Trumpit “Bëni Amerikën të madhe përsëri”, ka qenë një kthim prapa në kohë”, ka thënë Klinton.

Klinton ka gjetur edhe një numër të faktorëve për të arsyetuar humbjen e dytë në garën presidenciale. Vetëm gjatë muajit të kaluar ajo ka fajësuar; seksizmin e dalë mode, dhe paragjykimin ndaj grave për humbjen e saj.

Ajo po ashtu ka kritikuar gratë që nuk e shfrytëzuan të drejtën e votes e që e mbështesin marshin e grave gjatë muajit janar. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera