Uncategorized

Klinë, u investuan 2.5 milionë euro, shtrati i lumit ”mbyllet” nga mbeturinat (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 15 August 2018

Përveçqë derdhen ujërat e zeza, në shtratin e lumit Klina në Skenderaj, i rregulluar nëpërmes dy projekteve për të cilat janë investuar 2.5 milionë euro (projekti i parë 1.8 milion euro dhe projekti i dytë 700 mijë euro) tashmë janë mbushur me shelgje e ferra dhe me mbeturina të llojeve të ndryshme, ndërsa një masë e bardhë gjithashtu derdhet në lumë. Komuna: Projektin për pastrimin e lumit do ta financojë MMPH-ja, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Shtrati i lumit Klina, i cili kalon nëpër Skenderaj, është bërë tanimë një prej hapësirave më kundërmuese dhe më të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve të Skenderajt.

Përveçqë kundërmon erë e rëndë që ta zë frymën, sidomos tani, kur temperaturat janë të larta, pothuajse pjesa më e madhe e shtratit të lumit është mbushur me shelgje dhe ferra, madje edhe me gurë e mbeturina të llojeve të ndryshme.

-Advertisement-

Ata që vendosin të shëtisin nëpër parkun që mban emrin e themeluesit të LDK-së në Skenderaj, Idriz Rreci, e ata janë shumë, ankohen se nuk ka asnjë përkujdesje për lumin, buzë të cilit ndonëse janë vendosur karriget nuk mund të pushojnë qetë, shkruan më tutje “Zëri”.

Një grua, Hafija, rreth të 50-ve, thotë se mbrëmjeve rregullisht del në parkun “Idriz Rreci” edhe me shumë gra tjera dhe me fëmijë, por për shkak se vjen erë e rëndë nga ujërat e zeza që derdhen në shtratin e lumit relaksimi në atë pjesë është i pamundur.

“Parkun po e mbajnë mirë, i kanë vendosur karriget nëpër të gjitha hapësirat e parapara për të ecur, barin e kositin me kohë, si dhe e ujisin, kështu mund të ulesh e të pushosh, por keq është puna e shtratit të lumit. Pjesa më e madhe e lumit është mbushur me shelgje e me ferra, tamam sikurse ka qenë para se të ndërtohej shtrati i lumit. Edhe të reshurat e shiut sjellin probleme, për shkak se uji nuk mund të kalojë nga mbeturina gjithfarësh dhe nga drunjtë të ndryshëm që kanë dalë dhe po të ketë shumë ujë mund edhe të vërshojë. Lumi është bërë një katastrofë, është shumë i ndotur nga ujërat e zeza, por edhe nga mbeturinat që hidhen në lumë. Tani në kohë të fundit diçka po derdhet atje lart, sepse po vjen njëfarë mase e bardhë, edhe uji i lumit po bëhet krejtësisht i bardhë. Mbase po i lajnë pajisjet ata të qumështores dhe ujin po e hedhin në lumë”, thotë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera