Lajme

Klinë/Një person bie në lumë, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 22 May 2022

Një person dyshohet të ketë rënë në lumin e një fshati në Klinë, shkruan Gazeta Infokus.

Rastin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit si dhe rrugës janë edhe FSK-ja.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 08:15, policia është njoftuar nga disa peshkatarë në fshatin Deiq të Klinës, se derisa ishin duke peshkuar kanë vërejtur një trup duke lëvizur në ujë, ata kanë tentuar ta nxjerrin nga aty, por pa sukses. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit dhe rrugës janë edhe FSK-ja”, ka deklaruar Gashi për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera