Klinaku: ZPS po kërcënon dhe po shantazhon dëshmitarët
Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 03 November 2023
Faton Klinaku, i cili ushtron detyrën e OVL-UÇK-së, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me seancat gjyqësore në Gjykatën Speciale. Ai ka pohuar se ka vërejtur një fushatë të bastisjeve nga ZPS, që synon të justifikojë dështimet në procesin gjyqësor të kësaj gjykate.
Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se shqetësimin e tij lidhur me situatën e seancave gjyqësore në Gjykatën Speciale.
Klinaku në emisionin “FIVE”, ka thënë se ka vërejtur një fushatë të bastisjeve të njerëzve për të arsyetuar dështimet e tyre në këtë kontekst.
“Ka një fushatë të bastisjeve të njerzëve për t’i arsyetuar dështimet e tyre sepse sa i përket seancave gjyqësore në të shumtën e rasteve janë duke dështuar sepse vazhdimisht ne e kemi thënë se të gjitha provat i kanë nga Serbia pushtuese dhe ne kemi pas disa dokumente që atyre ju kanë rrjedhë si skandale dhe që persona të maskuar e të panjohur i kanë sjellë tek ne dhe asnjëherë nuk janë hetuar këta persona”, ka thënë Klinaku.
Klinaku thotë se dështimet në seancat gjyqësore janë për shkak se shumica e provave janë të marra nga Serbia pushtuese dhe se ata kanë dokumente që janë sjellë nga persona të maskuar dhe të panjohur, pa pasur hetim të duhur për origjinën e tyre.
“Të gjitha do t’u dalin gënjeshtra sepse nuk e ka penguar drejtësine dhe secili nga këta persona që janë duke u bastisur dhe janë duke ua konfiskuar telefonat janë shumica prej tyre që kanë qenë në vizitë në Hagë”, vijon ai.
Tutje ai ka theksuar se “askush nuk është duke e penguar drejtësine, por ZPS-ja ka penguar drejtësinë duke i kërcnuar dëshmitarët dhe duke i përpunuar dëshmitarët e vetë”.
“Meqënëse nuk kemi shtet pasi i kemi partitë politike servil, qofshin ata që e kanë themeluar por edhe këta tashmë që nuk kanë dasht me largu këtë gjykatë duke ndryshuar një ligj. Nuk po merren me Gjykatën Speciale fare, por po merren me ‘Zajdnicën’ të cilën e kanë pranuar edhe ata edhe ky”, përfundon Klinaku.
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...