Klinaku thirrje institucioneve të Shqipërisë: Mos e ekstradoni Dritan Goxhajn në Hagë

Autori: Gazeta inFokus
22:40 | 17 August 2023
Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka kërkuar nga Shqipëria që mos ta ekstradojnë Dritan Goxhajn në Gjykatën Speciale.
Përmes një postimi në Facebook ai ka treguar arsyet pse Shqipëria nuk duhet ta dorëzojë atë.
Sipas tij, Gjykata Speciale po i bazon provat mbi intervista e gazeta e jo ndonjë fakt konkret.
“Siç e kemi të njohur, Dritan Goxhaj ka dhënë intervista në gazeta e televizione të ndryshme dhe mund të ketë nxjerrë ndonjë emër që është dëshmitar aty, por bazuar në praktikën e asaj Gjykate, intervistat e tij do të ballafaqohen e përdoren kundër të akuzuarve në Hagë”.
”Dritani paska nxjerrë “sekretin” për ndonjë dëshmitar dhe me këtë po thuhet se qenka “penguar” drejtësia! Por, ne e dijmë se asaj Gjykate Superspeciale i dolën sheshit dosjet e tyre në mes të Prishtinës dhe për këtë megaskandal të saj u dënuan shokët tanë Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”.
“Ne e dijmë poashtu se zyrtarisht dhe në njoftimet e webfaqes së tyre, ata i kanë publikuar viktimat dhe me këtë edhe dëshmitarët. Shtrohet pyetja, kush u hetua apo u dënua nga anëtarët e asaj pseudogjykate e cila nxori sekretin e dokumenteve që ishin në administrimin e tyre? Në praktikat gjyqësore penaliteti zbatohet ndaj personit përgjegjës që ruan apo disponon dokumentet e cilësuara “sekret” dhe jo mbi të tjerët, të cilët në rrugë e forma të ndryshme mësojnë për sekretin”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Të tjera
-
Digjet një objekt në fshatin Sllovi të Lipjanit
Në fshatin Sllovi të Lipjanit sonte ka shpërthyer një zjarr i madh në një obj...
-
Protesta në Beograd, Aleksandar Ivanoviq: Njerëzit janë të vendosur ta luftojnë regjimin mafioz deri në fund
Rreth dhjetë mijë njerëz janë mbledhur para Zyrës së Prokurorit të Lartë ...
-
Mesazhet kryesore të Macron nga telefonata me presidentin iranian
Presidenti francez Emmanuel Macron ka përdorur rrjetet sociale për të thënë s...
-
“Ti humbe”/ Rama i përgjigjet deputetit britanik me foto AI: Të pres me padurim në Shqipëri siç të premtova
Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe i është përgjigjur deputetit bri...
-
Bie aksidentalisht nga ballkoni i banesës një katërvjeçare në Lezhë
Një katërvjeçare në Lezhë ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës. P...
-
Zhduket 13-vjeçarja nga Istogu me banim në Gjermani, kërkohet ndihmë për gjeten e saj
Një vajzë 13-vjeçare nga Istogu, që jeton në Gjermani, është zhdukur që n...
-
IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një qytetari
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspe...
-
Akuzat e LVV-së për tortën e Slavko Simiqit, reagon deputeti i PDK-së: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashp...
-
Vulaj: Jam i bindur se dikush nga stafi i Trumpit po punon direkt për Kosovën
Martin Vulaj, president i AARC-së, ka thënë se mendon që Administrata Trump d...
-
Maliqi: Presidente, shpall gjendje të jashtëzakonshme
Analisti Shkëlzen Maliqi ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme për kon...
-
Sali Zyba thotë se PDK i dhuroi tortë Simiqit të Listës Srpska, Hekuran Murati ia vë në pikëpyetje postimin
Hekuran Murati e ka vënë në pikëpyetje deklaratën e Sali Zybës së Vetëvendosj...
-
Tre të lënduar nga një vetaksident në Gurrakoc të Istogut
Tre persona janë lënduar në një vetaksident në fshatin Gurrakoc të Istogut. ...