Lajme

Klinaku: Të ia lëmë drejtësisë çështjen e veteranëve të luftës

Autori: Gazeta inFokus 07:55 | 01 April 2022

Së fundi është hapur debati lidhur me listat e veteranëve të Luftës së UÇK -së.

Faton Klinaku nga OVL-UÇK-së, tha se për listat e veteranëve të UÇK-së organet e drejtësisë do të thonë fjalën e fundit dhe nuk duhet të merremi me këtë problem.

“Nuk është çështje e askujt, as edhe e kryeministrit dhe të tjerëve të japin ide dhe mendime për veteranë. Ne kemi pasur një Komision qeveritar për procesin e veteranëve”, tha ai për RTK.

-Advertisement-

Ai bëri me dije se edhe për kryeministrin Albin Kurti ka pasurr proces të verifikimit për veteranë të luftës.

“Të gjitha aplikacionet i kanë bërë komandantë, edhe për z.Kurti ka pasur proces, Z.Adem Demaci ia ka njofto statusin e veteranit të luftës së UÇK-së”, deklaroi Klinaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera