Lajme

Klinaku: Specialen do ta dërgojmë në Kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 01 October 2020

Faton Klinaku, i cili aktualisht e mabn pozitën si Ushtrues i Detyrës së kryetarit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së,  ka thënë se Specialen do ta dërgojnë në kushtetuese pasi tashmë ajo nuk ka mandat, shkruan Gazeta inFokus.

Ai ka thënë se Prokuroria e Kosovës duhet t’i hetojë të gjitha krimet në Kosovë.

“Nga 2 gushti Gjykata Speciale nuk ka më mandat në Kosovë”, tha Klinaku.

-Advertisement-

Klinaku thotë se Kosova ka mundur t’ia shkurtojë mandatin Speciales por jo edhe t’ia zgjasë atë.

“Kushtetutën e Kosovës e interpreton vetëm Gjykata Kushtetuese. Ne do të gjejmë mënyrë si do ta dërgojmë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese pasi Gjykata Speciale nuk ka afat”, ka thënë Klinaku në Dukagjin.

“Kemi bërë edhe protesta dhe po ashtu kemi pasur kontakte me deputetë duke iu kujtuar se kjo Gjykatë nuk bën të miratohet. Tjetër ne nuk kemi çfarë të bëjmë pasi ajo është miratuar në Kuvend”, tha pos tjerash Faton Klinaku./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera