Lajme

Klinaku paralajmëron ftesa të tjera nga Specialja

Autori: Gazeta inFokus 22:14 | 23 January 2021

Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se kohëve të fundit është shpeshtuar ardhja e ftesave nga Gjykata Speciale.

Ai tha se tani mund të ftohet secili pjesëtar i UÇK-së.

“Qëndrimi jonë si OVL e UÇK-së ka qenë dhe është se nga një gjykatë politike mund të ftohet secili pjesëtar i UÇK-së“, u shpreh ai.

-Advertisement-

Tutje Klinaku tha se lufta për liri është e drejtë e çdo populli të robëruar dhe nuk ka gjyq që e dënon.

“Para bankës së akuzës duhet të gjendet pushtuesi serb e jo lufta jonë çlirimtare”.

Kohëve të fundit është shpeshtuar ardhja e ftesave nga gjykata speciale. Qëndrimi jonë si OVL e UÇK-së ka qenë dhe është…

Posted by Faton Klinaku on Saturday, January 23, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera