Lajme

Klinaku: Nuk ka kurrfarë kërcënimi se Kosovën nuk e lëshoj, andaj nuk ndodh asnjëra

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 30 August 2023

Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, e ka mohuar se ka kërcënuar me vrasjen e kryeministrit Albin Kurti.

Ai tha për Klan Kosovën se Kosovën e vë para secilit lider politik e ushtarak, e madje edhe para vetes.

“Mes Albinit e Hashimit e Ramushit e Fatonit, mu domethënë personalisht, unë e zgjedhi Kosovën, atdheun”, ka thënë Klinaku për Klan Kosovë.

-Advertisement-

Klinaku refuzoi ta konsideronte si kërcënim sepse tha që nuk e ka ndërmend ta lëshojë Kosovën, andaj një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.

“Pse kërcënim? Për çka kërcënim?  Le të konsiderohet qysh do, kjo punë kurrfarë kërcënimi s’ka”.

“As s’e kam ndërmend me e lëshu Kosovën për kërkon, e as s’e kam ndërmend me vra kërkon”.

“Domethënë nuk bëhet asnjana sepse unë Kosovën nuk e lëshoj”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera