Fun & Video

Klienti vjedh briosh nga lokali, të nesërmen kthehet me lekët dhe në një letër ka kërkuar falje. Por veprimi i pronarit bën xhiron e rrjetit

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 18 October 2021

Një veprim që përcjell mesazh domethënës.

Një klient ishte shumë i uritur dhe hyri në një bar kafene në Itali, ku vodhi disa brioshë.

Të nesërmen, ai u kthye për të paguar paratë dhe la një shenjë falenderimi së bashku me 10 eurot që i detyrohej kafenesë për brioshët.

-Advertisement-

“Përshëndetje, më falni. Mëngjesin e kaluar isha shumë i uritur dhe nuk kisha para. Faleminderit”, ishte teksti i shënimit që pronari i kafenesë, Maruizio Milani gjeti jashtë derës.

Pronari ka bërë publike fotografinë e letrës dhe tashmë është bërë virale. Por atij i ka pëlqyer gjesti i klientit që është kthyer për të paguar paratë dhe ka vendosur t’i ofrojë një punë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera