Lajme

Kleriku suspendohet pasi tha se gratë kanë vetëm një çerek të trurit të burrave

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 24 September 2017

Një klerikut saudit i është pezulluar predikimi pasi ka pohuar se truri i grave bëhet një çerek i madhësisë së trurit të burrit kur ato shkojnë për të bërë pazar.

Saad al-Hijri është suspenduar nga të gjitha aktivitetet fetare pasi ka predikuar për të mos i lejuar gratë të vozisin, transmeton Express.

Arabia Saudite tejet konservatore është vendi i vetëm në botë që ua ndalon grave vozitjen e automjetit, përkundër synimeve ambicioze të qeverisë për ta rritur rolin e grave në publik, veçanërisht në vendin e punës.

-Advertisement-

Në një video që e identifikon atë si shef të departamentit për dekrete fetare në provincën jugore, Hijiri pyeti se çfarë do të bënte departamenti i trafikut nëse e do ta zbulonte një burrë me vetëm gjysmë truri.

“A do t’ia jepte patentë shoferin? Jo. Prandaj si mund t’ia japësh një gruaje e cila ka vetëm gjysmë truri”, ka thënë ai.

“Nëse ajo shkon në treg dhe e humb edhe një pjesë tjetër. Çfarë mbetet? Një çerek.. ne i kërkojmë departamentit të trafikut të kontrollojë sepse ajo nuk është e përshtatshme për të vozitur dhe ajo ka vetëm një çerek”, tha ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera