Sport

Klauzolat e “çmendura” të futbollistëve

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 05 October 2017

Shitja e Neymar në PSG provoi se klauzolat e lirimit të transfertave nuk janë thjesht shifra të fantazisë.

Megjithatë, kjo nuk ndalon që disa nga numrat e përfshirë të jenë mjaft të çmendur, shkruan indeksonline.

Cristiano Ronaldo , sipas kontratave të tij me Real Madridin , vlen 1 miliard euro. Çuditërisht, ashtu është edhe shoku i tij i skuadrës, Karim Benzema.

-Advertisement-

Megjithatë, ndërsa Barcelona do të donte të vendoste klauzolën e Lionel Messit më të lartë, edhe nëse ai nënshkruan marrëveshjen e tij të re nuk ka gjasa të shkojë mbi 300 milion euro.

Kjo do të thotë se në La Liga ka nëntë lojtarë të cilët kanë klauzola lirimi me vlerë më të lartë sesa lojtari më i mirë në botë.

Ronaldo – € 1 miliard

Karim Benzema – € 1 miliard

Isco, Marco Asensio – € 700m

Gareth Bale, Luka Modriç, Toni Kroos, Dani Ceballos – € 500m

Ousmane Dembele – € 400m

Lionel Messi – € 300m

Luis Suarez, Sergio Busquets, Gerard Pique, Andres Iniesta, Antoine Griezmann – 200 milionë euro

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera