Sport

“Klauzola ime është e lartë që askush të mos më largojë nga Reali”

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 18 September 2017

Carvajal ka vazhduar kontratën me Real Madridin deri në vitin 2022.

Kampioni i Spanjës dhe Evropës, Real Madrid, ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e djathtë Dani Carvajal për zgjatjen e kontratës, i cili do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” deri më 30 qershor të vitit 2022.

Ai u shpreh tejet i lumtur për rinovimin e kontratës, teksa la të kuptohet se edhe ai ka klauzolë të lartë, duke mos e treguar atë.

“Ky klub është pjesë i jetës sime, kam realizuar ëndrrën, i jam shumë mirënjohës Realit. Është një ditë tjetër e madhe në jetën time”, tha Carvajal.

-Advertisement-

“Jam i lumtur për rinovimin dhe shpresoj që deri më 2022 të kem fituar gjithë titujt e mundshëm dhe të hyj në histori të klubit”.

“Klauzola? Është shumë e lartë që askush të mos arrijë të më largojë nga klubi”, u shpreh më tej Carvajal.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera