Kjo i zezë i ndodhi djalit nga Maqedonia: Vjehrra dashurohet në të, pastaj ia prish letrat
Autori: Gazeta inFokus
14:19 | 05 October 2017
Para Gjykatës së rrethit në Winterthur të Zvicrës ka përfunduar një proces i ndërlikuar gjyqësor, në të cilin një shtetas maqedonas ishte akuzuar për dhunë seksuale.
Bashkëshortja e tij e akuzonte se e ka dhunuar, ndërsa ngjarjen me nënën e saj e ka shpifur. Megjithatë, ai ka këmbëngulur se ka qenë viktimë e vjehrrës, e cila ka tentuar ta joshë.
Para gjykatëses ka qëndruar një burrë 30-vjeçar maqedonas, i cili e ka rrëfyer versionin e vet të ngjarjes, e cila e kishte sjellë pasditen e së martës në Gjykatën e rrethit në Winterthur. Ngjarja kishte filluar gjatë një mbrëmje kur ishte takuar me bashkëshorten e vet.
Pasuan vite të lumtur, ai u vendos te ajo dhe familja e saj. Më 30 janar 2015 u martuan, ndërsa më 6 qershor 2016 u ndanë pasi bashkëshortja ju besoi intrigave të nënës së saj.
„Gjithçka filloi kur bashkëshortja filloi punën në ndërrimin e natës“, ka pohuar bashkëshorti maqedonas në protokolin gjyqësor. „Vjehrra ime erdhi e zhveshur në dhomën time dhe filloi të më ledhatojë“. Një veprim të tillë ai e kishte refuzuar dhe ky refuzim ka qenë shkaku i hidhërimit të saj.
Ajo ka tentuar përsëri duke e kërcënuar se do ta ndajë nga bashkëshortja dhe do të dëbohet në Maqedoni. „Që të dy qëllimeve ia arriti“, ka vazhduar i akuzuari. Vjehrra e nxiti vajzën ndaj tij derisa ajo e paditi. Ajo i besoi nënës se kinse ai e kishte tradhëtuar duke u ndarë nga bashkëshorti. Përpos kësaj, ajo e kishte paditur se bashkëshorti e ka keqtrajtuar dhe dhunuar.
„Asgjë nuk është e vërtetë nga e gjithë kjo“, ka deklaruar maqedonasi, pasi të njëjtën gjë e kishte kundërshtuar edhe në polici. Ai ka ardhur nga Maqedonia enkas për këtë seancë gjyqësore dhe do të mund të punonte sërish te dy punëdhënsit e mëparshëm në Zvicër, shkruan „Landbote“, përcjellë „Shtegu.com“. Por, më 1 shkurt ai ishte dëbuar nga Zvicra pas akuzave të ngritura nga bashkëshortja.
Pas shumë negociatave gjyqësore, gjykatësja ka njoftuar lidhur me kërkesën e Prokurorisë e cila ka kërkuar dënim prej 600 frangash zvicerane dhe gjobë prej 1.800 frangash. Nga ana tjetër, gruaja ka kërkuar dëmshpërblim prej 500 frangash dhe mbulimin e shpenzimeve juridike. „Ju lutem, më lejoni sërsih të punoj në Zvicër“, ka kërkuar maqedonasi, pasi nuk e ka idenë se si mund t`i paguajë të gjitha këto shpenzime, kur ai është i paunë në Maqedoni. Ndonjëherë i ka shkuar mendja edhe të bëjë vetëvrasje.
Pas një pauze të shkurtër, Gjykata e shqiptoi edhe vendimin e saj: Shtetasi maqedonas lirohet nga çdo akuzë. Gjykata i merr përsipër shpenzimet gjyqësore dhe ia mbulon maqedonasit shpenzimet e rrugës në një shumë prej 500 frangash, duke i refuzuar bashkëshortes dëmshpërblimin.
„A do të thotë kjo se unë sërsih guxoj të punoj këtu“, ka parashtruar pyetjen shtetasi maqedonas. Me lot në sy, ai njoftohet se Zyrës zvicerane të migrimit do t`i dërgohet njoftim me shkrim dhe ai do të duhet të paraqitet në këtë ent. Procesi i azilit rrjedhë ndaras nga ai gjyqësor. Gjykata e ka shqiptuar këtë vendim pasi nuk ka mundur të gjejë argumente të forta për akuzat ndaj shtetasit maqedonas

T� tjera
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...































