Fun & Video

Kjo nënë është dënuar me 15 vite burg sepse shkoi me dy adoleshentë

Autori: Gazeta inFokus 00:03 | 11 August 2017
Një 38 – vjeçare, nënë e 2 fëmijëve është dënuar me 15 vite heqje lirie, pasi kreu marrëdhënie seksuale me dy djem adoleshentë verën e shkuar.

Brooke Lajines, nga Lima Township, Michigan u dënua nga 4 vjet, 9 muaj në 15 vjet burg për krimet që kreu ndaj adoleshentëve, të cilët në atë kohë ishin të moshës 14 dhe 15 vjeç.

Lajines u shpall fajtore për të paktën 4 akuza të ngritur kundër saj.

Nëna e një prej viktimave rrëfeu të gjitha përpjekjet që kishte bërë gruaja për të takuar djalin e saj të mitur, ndërsa u shpreh se ai kishte pësuar dëmtime të rënda nga abuzimi.

-Advertisement-

“E ndërgjegjshme bëre tentativa në disa raste për t’u takuar me tim bir, dilje fshehurazi nga shtëpia jote, lije bashkëshortin dhe fëmijët e tu në shtëpi vetëm dhe udhëtoje deri tek banesa e djalit tim, të kryeje një krim e më pas të largoheshe. A u shqetësove ndonjëherë për dëmin që i bërë tim biri?” e pyeti ajo të pandehurën në sallë të gjyqit.

Sipas “New York Post”, vetë Lajines mësohet se u shpreh e penduar për veprimet e saj.

“Ky ka qenë gabimi më i madh i jetës time. Familja ime është gjithçka për mua dhe i kam shkaktuar një dhimbje të madhe me këto veprime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera