Lajme

Kjo komunë po prinë me numrin e votuesve që kanë dalë në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 14 November 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat e para për përqindjen e daljes së qytetarëve në zgjedhje.

Sipas KQZ-së, deri në orën 11:00 në Kosovë 7,75%, apo 19 mijë e 545 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

Nga këto të dhëna vërehet se komuna e Mamushës prinë me numrin më të madh të personave që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar. 17,62 për qind apo 744 qytetarë. Ndërsa përqindja më e vogël është regjistruar në komunën e Rahovecit ku vetëm 4.01% e qytetarëve kanë dalur për të votuar.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni të dhënat e KQZ-së për secilën komunë:

Podujevë 9,17%

Istog 7.28%

Klinë 5,26%

Vushtrri 6,59%

Prishtinë 9,17%

Obiliq 7,95%

Gllogovc 6,39%

Fushë Kosovë 9,59%

Kamenice 9,34%

Malishevë 7,35%

Gjakovë 6,09%

Rahovec 4,01%

Prizren 5,21%

Dragash 4,49%

Shtime 11,60%

Gjilan 7,05%

Viti 7,11%

Kllokot 13,81%

Kaçanik 7,34%

Mamushë 17,62%

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera