Kjo komunë kundërshton masat e Arben Vitisë
Autori: Gazeta inFokus
14:27 | 05 April 2021
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj është kundër shtrëngimit të masave, të paralajmëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Sipas tij, kjo do të dëmtonte rëndë ekonominë e vendit, për çka thotë se do të duhej të bëheshin kalkulimet paraprake.
Në kohën kur në Kosovë janë rritur dukshëm shifrat ditore të të infektuarve me COVID-19, është paralajmëruar, se do të merret vendim që nga data 6 prill deri më 12 prill të mbyllen lokalet e gastronomisë dhe qendrat tregtare.
Por një gjë të tillë nuk po e sheh si zgjidhje kryetari i Deçanit, pasi sipas tij në ketë mënyrë do të dëmtohej rëndë ekonomia e vendit, përfshirë ekonomitë familjare dhe bizneset.
Ai thotë për KosovaPress se duhet të gjendet një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë, pa shkuar me mbyllje totale.
“Çdokush që mendon të bëjë mbyllje totale dhe të shtojë numrin e masave apo t’i bëjë më rigoroze është dashur të kalkulojë në aspektin ekonomik. Kalkulimi në aspektin ekonomik është kur buxhetin e shtetit e vendos përballë pandemisë dhe menaxhimit me të, sepse është një kohë e gjatë që bizneset dhe ekonomitë familjare jo vetëm në komunën e Deçanit, por në tërë Kosovën nuk e kanë atë standardin që e kanë pasur më herët. Dhe, është dashur në aspektin ekonomik sesi me ju dal këtyre ekonomive familjare në ndihmë dhe bizneseve, pa të cilat nuk do të kishte kuptim as ky qytet e as shteti i Kosovës”, thotë ai.
Megjithatë, ai shprehet i gatshëm të zbatojë vendimin që e merr Qeveria e Kosovës, qoftë edhe shtrëngimi i masave me mbyllje të gastronomisë për disa ditë.
“Ne jemi përfaqësues të institucioneve dhe vendimet që i marrin institucionet ne duhet edhe t’i zbatojmë. Mirëpo, uroj që mos të vihet tek një vendim pa një debat paraprak dhe pa gjetur rrugëzgjidhje për menaxhimin e kësaj situate”, thekson ai.
Sa i përket menaxhimit me pandeminë, Ramosaj thotë se deri më tash ia kanë dalë shumë mirë, porse rritja e numrit të personave të infektuar me virusin Sars-Cov-2 po shkakton vështirësi.
“Jemi duke i zbatuar masat, jemi duke i bërë detyrat tona që na takojnë si komunë dhe edhe përkundër kësaj kemi një rritje të numrit që është shqetësuese. (ne fund) (Pandemia) është vështirë e menaxhueshme sepse kemi familje që janë edhe në skemën sociale, nuk e këqyr anën financiare, duke i prekur të gjithë, dhe është shumë e vështirë kur dikush të kërkon ndihmë dhe ti nuk i ke mundësitë buxhetore me i dalë në ndihmë. Kjo është ajo që në këtë kohë kur je menaxher i një situate të mundon më së shumti kur nuk ke mundësi buxhetore me i dalë dikujt në ndihmë”, shprehet ai.
Sipas IKSHPK-së, gjatë javës së kaluar (29.03-04.04.2021) në komunën e Deçanit 56 persona kanë rezultuar pozitiv me sëmundjen Covid-19, 97 të tjerë janë shëruar plotësisht, ndërsa dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e këtij virusi.
Në total, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 1058 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 859 të shëruar plotësisht, 28 kanë humbur jetën dhe 171 raste aktive.
Të tjera
-
Marrinsat amerikan: Rreth 40% e tyre kanë refuzuar Covid vaksinën
Rreth 40% e efektivëve të Marinës së Shteteve të Bashkuara nuk kanë pranuar t...
-
Hoxhaj: Hoti dhe Kurti dështuan para propagandës serbe
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një reagimi n...
-
Franca shpëton 84 migrantë
Marina franceze tha se ka shpëtuar 84 persona që ishin në bordin e katër anij...
-
Selimi: Pretendimet e “Europa Nostra” për Manastirin e Deçanit janë të pasakta
Ish-ministri Selimi: Pretendimet e “Europa Nostra” për Manastirin e Deçanit j...
-
Maqedonia me shifra të larta vdekjesh e infektimesh nga Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedonia e Veriut ka regjistruar 32 viktima dhe ...
-
Paradite në ministri e pasdite në gjykatë, 4 ministrat e Kurtit me aktakuzë
Ish-zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmani, thot...
-
Kontenier me kokainë nga Ekuadori në Durrës
Një sasi e madhe kokaine është kapur në portin e Durrësit. Burime për Top ...
-
Bota humbi afro 3 milionë njerëz nga Covid-19
Sipas një llogaritje të përpiluara nga AFP, të paktën 2.917.316 njerëz kanë v...
-
Fotografi të rralla e të vjetra të Prishtinës e Prizrenit që datojnë nga viti 1913
Francezi, Albert Kahn gjatë vitit 1913 kishte vizituar Kosovën e që kishte sh...
-
Latifi: Sa më shumë t’i mbyllësh njerëzit aq më shumë e duan detin
Profesori universitar i Filozofisë, Blerim Latifi ka komentuar pushimet e qyt...
-
U paraqit rrejshëm si polic dhe tentoi t’i mashtrojë dy qytetarë, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuari pasi që i njëjti është ...
-
83 raste aktive me koronavirus në Malishevë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24-orët e fundit ...