Lajme

Kjo kompani premton se do të ndajë 10 mijë euro për Fondin e Sigurisë

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 01 March 2022

Kompania e prodhimit të lëngjeve dhe pijeve të gazuara ‘Frutex’ do ti ndajë 10,000 mijë euro për Fondin e Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka bërë të ditur pronari i kësaj kompanie, Shaqir Palushi, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

“Kompania Frutex ndanë 10,000 euro për Fondin e Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ndryshe, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pasditen e së martën ka njoftuar se e ka autorizuar Ministrinë e Financave për Themelimin e Fondin Sovran.

Ky vendim i kryeministrit Kurti ka ardhur në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë.

I pari i ekzekutivit ka ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët në diasporë, por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera