Sport

Kjo ishte përballja e fundit ndërmjet Milanit dhe Arsenalit (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 08 March 2018

Skuadra italiane Milan dhe ajo angleze Arsenal do të përballen sonte në San Siro në kuadër të 1/8 në  Evropa Ligë, shkruan infokusi.

Hera e fundit kur këto dy skuadra të mëdha evropiane u takuan mes veti ishte marsi i vitit 2012-të në përballjen e paharruar në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Arsenali ishte eleminuar në Ligën e Kampionëve nga AC Milan pavarësisht një ndeshje epike në një humbje totale prej 4-3.

-Advertisement-

Djelmoshat e Arsene Wenger tentuan të rikthejnë rezultatin prej 0:4 kundër atë kohë liderit të Serie A, duke e ditur se asnjë skuadër nuk kishte arritur kurr një përmbysje të tillë  në garën e ligës së Kampionëve.

Por këtë nuk e arritën pasi skuadra e madhe e Milanit nën udhëheqjen e trajnerit Massimiliano Allegri nuk  e lejoi një gjë të tillë.

Kjo ishte një përballje e madhe e Kampionëve ku Arsenali arriti të shënoj tre gola por nuk mjaftoi që ta eliminojë skuadrën italiane pasi takimi i parë në San Siro kishte përfunduar me rezultatin 4:0. /INFOKUSI.COM

Golat nga ndeshja e parë në ‘San Siro’.

Milan – Arsenal 4:0

 

Golat nga ndeshja e kthimit në ‘Emirates”

Arsenal – Milan 3:0

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera