Lajme

Kjo ishte bomba e tmerrshme që përdori kamikazi për ta bërë sulmin në Manchester (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 23 May 2017

Ka shkuar në 22 numri i viktimave, përfshi shumë fëmijë, dhe më shumë se 59 të plagosur nga sulmi me bombë në Manchester Arena mbrëmjen e djeshme.

Policia konfirmoi mëngjesin e sotëm se kamikazi vdiq brenda arenës së koncertit ku pak  minuta më parë kishte performuar këngëtarja e njohur amerikane Ariana Grande.

Terroristi, emri dhe foto e të cilit ende nuk është nxjerrë nga policia apo mediat e huaja, përdori bombë me gozhdë, në mënyrë që shpërthimi të ishte më vdekjeprurës. Bomba e përdorur është e llojit “Shrapnel”, e cila pas shpërthimit, lëshon sende, plumba të pajisur në të, që në rastin konkret ishin gozhda.

-Advertisement-

Përveç viktimave që ndodheshin më afër kamikazit ku ndodhi shpërthimi, të shumtë janë të plagosurit pikërisht nga këto gozhda, nëpër këmbë e trup.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera