Lajme

Kjo është zgjidhja e vetme me listat për veteranët e rremë

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 25 September 2018

Gazmend Syla është njëri nga 20 mijë veteranët, emrat e të cilëve janë selektuar si veteranë të rremë, raporton KTV.

Syla, i cili e udhëheq Zyrën për Veteranë në Qeverinë e Kosovës dhe njëkohësisht është kryetar i degës së OVL-së në Pejë, thotë se fillimisht mendoi se ishte gabim teknik përfshirja e emrit të tij, por më vonë u trondit kur e pa që edhe dhjetëra bashkëluftëtarë figuronin si të rremë.

Nga zyra e tij në Prishtinë, janë tërhequr aplikacionet e veteranëve që janë hetuar fillimisht nga Prokurori Elez Blakaj, e më pas nga Prokuroria Speciale por deklaron se vetëm njëherë e ka takuar personalisht Blakajn.

-Advertisement-

Ndërkohë, nesër, veteranët e Komunave të Dukagjinit kanë paralajmëruar protestë para Pallatit të Drejtësisë për ta kundërshtuar këtë formë të pastrimit të listave. Por kundër tyre ka dalë kryesia qendrore e OVL-së, që për Sylën është e pakuptimtë. Ashtu sikurse kanë vendosur OVL-të që asnjë veteranë nuk duhet të bëjë ankesë në Prokurori për të dëshmuar vërtetësinë e tyre në luftë, të njëjtën gjë e ka thënë edhe Syla.

Sipas tij, zgjidhja e vetme është kthimi në pikën zero, një ligj i ri dhe një hetim i ri për të zbardhur të vërtetën e manipulimit të Listave të Veteranëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera