Lajme

Kjo është zgjidhja e Përparim Ramës për qenët endacak

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 18 January 2022

Qenët endacak në rrugët e qytetit të Prishtinës tash e disa vite janë një problem mjaftë i madh, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo pasi ata shpesh herë kanë rrezikuar dhe po vazhdojnë të rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Për këtë arsye kryetari i ri i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se qysh në ditët e para të mandatit të tij janë marrë me trajtimin e problemit të qenve endacakë.

-Advertisement-

Madje i pari i kryeqytetit ka treguar se sot ka nënshkruar kontratën që siguron vazhdimin e trajtimit të tyre, e që përfshin zënien, kontrollin, ushqimin, vaksinimin, identifikimin, sterilizimin, hospitalizimin dhe lëshimin.

Këtë lajm Rama e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook, ku ka shkruar se aktualisht janë 5 pika ushqyese, por së shpejti do të shtohen deri në 20.

Më poshtë keni postimin e plotë të kryetarit të komunës së Prishtinës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera