Lajme

Kjo është top pesëshja e LDK-së në Prizren (Rezultatet)

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 13 June 2017

Nga 90 për qind të votave të numëruara deri më tani në Komunën e Prizerenit, i nominuari për kryeministër nga koalicioni LAA-n, Avdullah Hoti ka arritur të marrë afër 5 mijë vota.

Kështu kanë bërë të ditur për “Gazeta Blic” burime brenda shtabit zgjedhor të LDK-së në këtë komunë.

Sipas tyre, pas Hotit për nga numri i votave është kryetari i kësaj partie dega në Prizren Haxhi Avdyli, i cili në zgjedhjet e 11 qershorit garoi për deputet të Parlamentit të Kosovës.
“Gazeta Blic” merr vesh se Avdyli ka marrë jo më pak se 3 mijë e 660 vota vetëm nga qytetarët e Prizrenit.

-Advertisement-

Ndërsa pas tij për nga numri i votave, siç ka arritur të kuptoi “Gazeta Blic” është renditur kandidatja për deputete nga LDK-ja, Vjosa Osmani me 3 mijë e 190 vota, pastaj kandidati tjetër për deputet nga po e njëjta parti Anton Quni më 2 mijë e 850 vota si dhe Sadije Osaj po ashtu kandidate për deputete nga LDK-ja më 1 mijë e 254 vota.

Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në këtë komunë prin koalicioni PAN me 17 mijë e 636 vota apo thënë me për qindje 31,04%, pastaj Vetëvendosje me 14 mijë e 679 vota dhe koalicioni LAA-n ka arritur të marrë 9 mijë e 844 apo 17,33 për qind.

Edhe në Prizren ashtu sikur në shumë komuna të tjera numëri i fletëvotimeve të pavlefshme është relativisht i madh. Sipas KQZ-s në këtë komunë janë 5 mijë e 45.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera