Sport

Kjo është super nota e Edon Zhegrovës, i cili realizoi goli e parë në Ligën e Konferencës

Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 21 Tetor 2021

Skuadra e Baselit e ka mposhtur Omonian me rezultat 3-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘St. Jakob-Park’, golat për Baselin i shënuan Liam Millar (19’), Arthur (41’) dhe Edon Zhegrova (88’).

Ky ishte goli i parë i Edon Zhegrovës në Ligën e Konferencës, ndërkaq golin e vetëm për mysafirët e shënoi Jordi Gomez (27’).

-Advertisement-

Pas përfundimit të këtij ballafaqimi janë publikuar edhe notat e futbollistëve, të cilët u paraqiten në këtë përballje.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është vlerësuar si lojtari më i mirë i këtij takimi, duke marrë notën më të lartë (8.0)

Më poshtë keni notat e të gjithë lojtarëve që patën minuta në këtë takim./Gazeta inFokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy