Sport

Kjo është skuadra më e padisiplinuar e Superligës

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 20 September 2017

Besa, Prishtina, Gjilani dhe Vllaznia janë skuadrat më të padisiplinuara të Vala Superligës, marrë parasysh kartonët e marrë nga ekipet elitare në katër xhirot e para.

Pa sfidat e mesjavës, statistikat e Federatës së Futbollit të Kosovës tregojnë cilat skuadra janë treguar më  të “egra” në këtë fillim kampionati, përcjellë GazetaOlle.

Në katër ndeshje, futbollistët e Besës janë ndëshkuar në total me 16 kartonë të verdhë.

-Advertisement-

14 herë me të verdhë dhe një herë me të kuq janë ndëshkuar lojtarët e Prishtinës.

Ndërkohë, 15 kartonë në total kanë marrë edhe Gjilani e Vllaznia e Pozheranit.

Për dallim nga Prishtina, ato nuk e kanë shijuar skuqjen ende.

azem ahmeti gjilani prishtina

 Ndërkohë, skuadra më e disiplinuar del të jetë Drenica, që ka marrë vetëm dy kartonë të verdhë.

Po ashtu, bilanc të mirë kanë edhe Trepça ’89, Feronikeli dhe Flamurtari.

kartonat

Statistikat e FFK-së për katër javët e para (pa xhiron e fundit). 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera