Sport

Kjo është shuma që përfiton Superliga për dy vjet nga kontrata e re me televizionin

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 25 September 2017

Superliga e Kosovës në futboll edhe për dy sezonet e ardhshme do të transmetohet në paketën Digitalb.

Të hënën komisioni përkatës i FFK’së hapi dhe vlerësoi ofertat e kompanive televizive, të cilat kishin ofertuar për të drejtat televizive për Vala –Superligën e Kosovës për edicionet garuese 2018/2019 dhe 2019/2020.

Komisioni në hapje publike e në prani të dy kompanive konkurruese hapi ofertat dhe konstatoi:  Kompania “Artmotion” SHPK nga Prishtina kishte ofruar për të dyja edicionet garuese 314 mijë euro, ndërsa Platforma televizive dixhitale “DigitAlb”, për të dyja edicionet kishte ofruar shumën prej 550 mijë euro.

-Advertisement-

Duke konstatuar se DigitAlb kishte bërë ofertën më të mirë, Komisioni mori vendim që në edicionet garuese 2018/2019 dhe 2019/2020 të drejtën për transmetim  televiziv të ndeshjeve të Superligës t’ia besojë kompanisë “DigitAlb”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera