Lajme

Kjo është Serbia e madhe sipas Millorad Dodik, Kosovës i heq më shumë se veriun!

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 21 November 2017

Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik, në një intervistë ekskluzive me Deutsche Wellen, vizaton hartën që “ëndërron”. Ai i ndan Bosnje-Hercegovinën dhe veriun e Kosovës. Pjesët e banuara me shumicë serbe i bashkon me Serbinë

I pyetur nga gazetari i Deutche Welle, se si e sheh të ardhmen e rajonit, sepse duke u bazuar në të kaluarën të gjitha konfliktet në rajon kanë filluar pak a shumë për shkak të pretendimeve territoriale dhe se a do të mbeten kufijtë e njëjtë, kur ky rajon një ditë të anëtarësohet në BE, Dodik është përgjigjur se Republika Serpska, duhet ti bashkëngjitet Serbisë, gjithashtu edhe veriu i Kosovës, dhe pjesët tjera ku ka serb.

“Kjo do të ishte më e ndershme apo jo?”, është shprehur Dodik.

-Advertisement-

Ndërkaq ai ka refuzuar ti përgjigjet pyetjes se si e sheh Maqedonine dhe së çfarë do të ndodh me të në të ardhmen.

“Në këtë hartë nuk qenka Maqedonia andaj nuk kam çfarë të shtoj për të”, ka thënë Dodik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera