Shëndetësi

Kjo është sëmundja më e përhapur në planet

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 27 April 2018

Sëmundja më e përhapur në planet, ku numri i të prekurve arrin në 350 milionë, është depresioni.

Të paktën një milion persona vetëvriten si rezultat i prekjes nga ai. Depresioni ka forma të ndryshme, që nga ai sezonal deri te ai reaktiv, që nga melankolia deri te forma e re e quajtur ”depresioni modern”, i vërejtur te të rinjtë japonezë gjatë viteve 2000, por ende i panjohur zyrtarisht nga komuniteti shkencor. Mjekët psikiatër nënvizojnë se dy të tretat e pacientëve nuk janë të vetëdijshëm se duhet të kurohen, çka do të thotë se ata shndërrohen në të sëmurë depresivë kronik. Në mbarë botën, depresioni është shkaku kryesor i paaftësisë dhe një faktor rreziku për vetëdëmtim, vetëvrasje e për sëmundjen koronare të zemrës.

Simptomat e depresionit:

-Advertisement-

-Humbje interesi ose humbje e kënaqësisë në aktivitete.

-Të ndjerit të lodhur;

-Ndryshime sinjifikative në peshë ose në të ngrënë;

-Vështirësi në gjumë ose gjumë më shumë sesa zakonisht;

-Ngadalësim lëvizjesh;

-Përqendrim i dobët, vështirësi në marrjen e vendimeve;

-Të ndjerit fajtor;

-Mendime për vdekje ose vetëvrasje.

Nëse jeni duke përjetuar këto simptoma, ju mund ta ndaloni kryerjen e gjërave që më parë parapëlqenit dhe nëse simptomat janë të rënda, mund të keni vështirësi për të komunikuar me të tjerët. Në këtë mënyrë, depresioni mund t’ju kufizojë socialisht dhe të ktheheni në të izoluar.

Depresioni mund të shkaktojë edhe simptoma të tjera si dhimbje koke dhe dhimbje muskujsh, kapsllëk ose diarre dhe dëshirë të dobët për marrëdhënie seksuale. Nëse këto simptoma fizike janë më të dukshme sesa të ndjerit të palumtur, njerëzit mund të mos e kuptojnë që janë në depresion. Disa njerëz mund të kenë tendencë gjenetike për të zhvilluar depresionin. Megjithatë, depresioni jo gjithmonë trashëgohet dhe jo çdo njeri që ka një histori familjare me depresion mund ta marrë atë me kalimin e viteve, shkruan bota.al. Ngjarjet stresuese të jetës (siç është humbja e një marrëdhënieje ose e punës). Përjetimet e palumtura në fëmijëri ose në marrëdhënie personale mund të rrisin rrezikun e depresionit, ndërkohë që përjetimet pozitive dhe mbështetëse të miqve dhe prindërve mund të jenë mbrojtëse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera