Lajme

Kjo është “përgjigja” e Bulliqit, pas goditjes që ia bëri Lutfi Haziri

Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 12 September 2017

Ish – deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi i kontaktuar nga “Gazeta Blic”, nuk ka dashur ta komentojë deklaratën e nënkryetarit Lutfi Hazirit, i cili tha se Bulliqi më nuk do të jetë pjesë e LDK-së.

Duke mos dashur t’i komentoj deklaratat e të dytit të LDK-së, ka thënë se në këtë orë nuk flet për media.

“A nuk ju ka dalë dita, të përshëndes kalo mirë”, ka thënë ai shkurt.

-Advertisement-

Ndryshe në ditën e djeshme, Kryeministri i ri i vendit, Ramush Haradinaj, në ditën e parë të punës si shef i ekzekutivit ka shkarkuar Murat Mehen dhe Komisionin Shtetëror për Demarkacion.

Kryeministria ka njoftuar se ky komision do të drejtohet nga ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili ka për detyrë ta krijojë një komision të ri për demarkim.

Në anën tjetër, Lufti Haziri në një prononcim të dhënë e ka cilësuar Bulliqin si argat të Ramush Haradinajt e Kadri Veselit, dhe ka thënë se ai më nuk është pjesë e LDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera