Lajme

Kjo është pasuria e Anton Qunit

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 19 June 2017

Anton Quni, ish-deputeti i LDK-së, bazuar në deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka rritur të hyrat vjetore për 13 mijë euro.

Rritja e të hyrave është falë punësimit të fëmijëve të tij.

Në deklarimin e pasurisë, Quni ka thënë se dy fëmijë i ka të punësuar, të cilët marrin 12 mijë e 700 euro.

-Advertisement-

Ndërsa, të hyrat vjetore të vetë Anton Qunit nuk kanë ndryshuar.

Ai e ka deklaruar pagën e deputetit në vlerë prej 22 mijë e 158 euro. Gjithashtu, Quni merr edhe pensionin e TMK-së në vlerë prej 3 mijë e 360 euro dhe mëditje në vlerë prej 833 euro. Para të gatshme, Quni ka deklaruar se ka 2 mijë euro.

Vlera e pasurive të paluajtshme që ka deklaruar Quni shkon në 412 mijë euro.

Sipas deklarimit thuhet se Quni posedon një veturë “BMW X5” në emër të tij dhe një veturë “Mercedes” në emër të fëmijëve, vlera e të cilave këtë vit është 18 mijë euro, 3 mijë euro më pak se vitin e kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera