Kjo është pastruesja që “fshiu” pasurinë e ish-drejtoreshës së kryeministrisë

Autori: Gazeta inFokus
21:41 | 08 January 2023
Rozeta Rakipllarit, së bashku me djalin e saj Havier Dobin është autore e vjedhjes së 524.800 eurove, 8500 dollarëve dhe 368.000 lekëve të rinj si dhe aksesorë flori, në banesën e Alda Klosit alias Çiko, e cila ka qënë Drejtore Kabineti pranë ish-ministrit të Rindërtimit dhe ish-Zv/kryeministrit të vendit, Arben Ahmetaj.
Albeu.com ka siguruar foton e Rozeta Rakipllarit.

Mësohet se shuma parave është vjedhur së bashku me kasafortën e lëvizshme që Klosi mbante në shtëpinë e saj në “Rrugën e Kosovarëve.”
Në momentin e vjedhjes, Klosi nuk ndodhej në banesë pasi kishte udhëtuar jashtë shtetit.
Një kopje të çelësit të shtëpisë ja kishte besuar pastrueses së saj personale, Rozeta Rakipllari alias Dobi.
Rozeta Rakipllari, ka pranuar të tregojë se vjedhjen e banesës së Alda Klosit, e ka kryer së bashku me djalin e saj, Havier Dobin, i cili e ka ndihmuar për të lëvizur kasafortën që Klosi mbante në shtëpi.
Nga ana tjetër Klosi deklaroi se lekët i kishte të deklaruara dhe i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait.
“Lekët i kam të gjitha të deklaruara. Lekët i kisha për një rast fatkeqësie, për xhaxhin tim që e kam me tumor. Ndodhet në SHBA. I kemi gjetur, mbledhur lekët për këtë rast. Unë kam qenë në Amerikë. Denoncimin e bëra vetë”, tha Klosi./Albeu.com

Të tjera
-
Bajrami pasi AKK ia refuzoi ftesën për takim: E dimë sa të pavarur jeni, s’mund t’i ikni përgjegjsisë që ju jep Ligji
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dalë me një r...
-
Iu vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj gjashtë të dyshuarve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika
Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur të vazhdojë paraburgimin edhe për ng...
-
PD, kërkesë KQZ-së: Pa auditim, mos i certifikoni votat nga diaspora
Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht nga Komisioni i Zgjedhjeve në Shqipë...
-
Zelensky: Rusia po përpiqet të blejë kohë – duhet të përballet me më shumë sanksione
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia po përpiqen të blej...
-
Detaje të reja rreth tragjedisë së Ilaria Sulës, i dyshuari për vra*jen e shqiptares ndërmerr një veprim të papritur
Sot, më 20 maj, kur do të kishte festuar ditëlindjen e saj, Ilaria Sula është...
-
DKA-ja shpreh ngushëllime për nxënësen që humbi jetën pas aksidentit fatal në Fushë-Kosovë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë-Kosovës, ku...
-
Gjermania: Ekziston një gatishmëri e madhe në SHBA për sanksione shtesë ndaj Rusisë
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul ka thënë se ekzis...
-
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili bëri betimin për një mandat t...
-
Britania i pezullon bisedimet tregtare me Izraelin për shkak të ofensivës së re në Gazë
Britania e Madhe i ka pezulluar të martën bisedimet për tregti të lirë me Izr...
-
BE-ja po përgatit më shumë sanksione ndaj Rusisë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka bërë të ditur se p...
-
Rasti i foshnjës që u gjet pa shenja jete në një deponi në Prishtinë, Prokuroria: Po presim rezultatet e obduksionit
Një foshnje u gjet pa shenja jete një ditë më parë në afërsi të një deponie m...
-
Hamiti për Vetëvendosjen: Kushtetutën e kanë shkelur më shpesh se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë
Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar për situatën e bllokimit të Kuve...