Lajme

Kjo është partia që ka fituar më së shumti komuna në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 20 November 2017

Lista serbe ka fituar më së shumti komuna në zgjedhjet lokale në Kosovë. Në zgjedhjet e 22 tetorit. Lista serbe fitoi në tetë komuna, ndërsa dje në dy komuna tjera.

Sipas rezultateve të KQZ-së, në zgjedhjet e 22 tetorit, Lista Serbe ka fituar në Ranilluk, Mitrovicën e Veriut, Leposaviç, Novobërdë, Shtërpcë, Zubim Potok, Zveçan dhe Graçanicë. Ndërsa, në zgjedhjet e djeshme ka fituar në Kllokot dhe Partesh.

Pas saj është LDK e cila deri tash ka fituar gjithsejtë tetë komuna.

-Advertisement-

LDK në zgjedhjet e 22 tetorit ka fituar Pejë, Viti, Lipjanin dhe Fushë Kosovën.

Kurse, në raundin e dytë të zgjedhjeve, i cili është mbajtur dje fitoi në Vushtrri, Istog, Podujevë, Gjilan. Kurse, mbetet në garë të ngushtë në Prishtinë.

Ndërsa ka humbur komunën e Suharekës, Ferizajn dhe Kamenicë.

Partia e tretë fituese del AAK, e cila ka fituar në shtatë komuna. Më 22 tetor fitoi në Deçan dhe Junik. Kurse, në zgjedhjet e djeshme, sipas rezultateve preliminare ka fituar në Gjakovë, Obiliq, Klinë dhe Rahovec, Suharekë.

E katërta del PDK, e cila ka fituar pesë komuna. Më 22 tetor në Drenas, ndërsa dje në Dragash, Shtime, Ferizaj dhe Kaçanik.

Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore në Prishtinë, në Prizren dhe Kamenicë.

Nisma e Fatmir Limajt ka fituar vetëm në Malishevë, bastioni e saj, me kandidatin, Ragip Begaj, që mori më shumë vota se sa kundër kandidati i tij nga radhët e PDK-së, Mursel Gashi.

Një komunë ka fituar edhe AKR. Atë të Mitrovicës së jugut.

Përndryshe, rezultatet preliminare mund të ndryshojnë në Prishtinë, Rahovec, Prizren, Istog, Dragash, pas numërimit të votave me postë dhe atyre me kusht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera