Fokus

Kjo është mosha e burrit që u gjet i vdekur në kamp-shtëpizën e tij në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 14 December 2022

Një burrë është gjetur i vdekur të martën në kamp-shtëpizën e tij në Podujevë, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti është hapur në polici si “hetim i vdekjes” e ku viktima ishte 63 vjeçar.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

-Advertisement-

Ajo tha se për vdekjen e tij janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore.

“Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se, me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupi i pa jetë (mashkull, i moshës 63 vjeçar) është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduskion. Rasti është cilësuar “hetim mbi vdekjen” dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj vdekje”, tha Ulaj për Infokus.

Ndryshe për këtë rast është raportuar sot edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“HETIM I VDEKJES/Podujevë 13.12.2022 – 10:06. Raportohet se  viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në kamp-shtëpizën e tij. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta Infokus/

Gjendet pa shenja jete një person në kamp-shtëpizën e tij në Podujevë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera