Lajme

Kjo është mënyra tejet e veçantë se si ‘FLORI Diamonds’ uron 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 16 February 2024

Mirëpo ky urim vjen në një formë krejtësisht të veçantë. ‘FLORI Diamonds’ në nder të 16 vjetorit të shpalljes së Kosovës shtet i pavarur, ka publikuar koleksionin më të bukur që keni parë ndonjëherë me motive Kombëtare.

Qëllimi dhe misioni i këtij koleksioni por edhe brendit shqiptar, është të promovojë lashtësinë e shqiptarëve, kulturën, bukurinë si njerëzore ashtu edhe bukurinë natyrore e këtë ta bëjë përmes materies më të çmueshme dhe më të vjetër ashtu siç janë edhe vetë shqiptarët, pra përmes diamantit.

FLORI Diamonds ka skalitur motivet kombëtare si dhe ato shtetërore në ari duke i dekoruar ato me diamante.

-Advertisement-

Disa nga këto simbole të vjetra që tregojnë historinë e lashtë të popullit shqiptar e që janë rikthyer në këtë formë kaq të bukur e kaq të veçantë nga FLORI Diamonds janë: Plisi, Përkrenarja e Skënderbeut, Hyjnesha në Fron dhe Faubula Ilire.

 

FLORI Diamonds si brendi i parë shqiptar i diamanteve i regjistruar në mbi 100 shtete të Botës shfaq në publik sot këtë koleksion të cilin e ka të regjistruar edhe në zyrën Evropiane të Patentave.

Show Roomin e parë, FLORI e hapi po ashtu në një datë shumë të veçantë për shqiptarët që është shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, pra 28 nëntori.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera