Sport

Kjo është Lituania, kundërshtari i Kosovës për miqësoren e marsit

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 28 January 2021

Gjatë ditës së sotme Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se kombëtarja e Kosovës do të zhvilloj një ndeshje miqësore me Lituaninë, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas njoftimit të FFK-së, kjo miqësore do të zhvillohet me 24 mars në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Lituania kishte mposhtu Shqipërinë, në kuadër të Ligës së Kombeve me rezultat minimal 1-0, në ‘Air Albania’ në Tiranë.

-Advertisement-

Aktualisht radhitet në pozitën e 129 në ranglistën e FIFA-së, ndërsa në Nations League kishte përfunduar në pozitën e tretë në grup me 9 pikë.

Kjo kombëtare nuk ka arritur të kualifikohet asnjëherë në Kampionatin Evropian, as në atë Botëror.

Kujtojmë që kjo miqësore do të zhvillohet para dy ndeshjeve zyrtare të Kosovës, atë kundër Suedisë me 28 mars dhe kundër Spanjës me 31 mars./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera