Kjo është letra origjinale që iu dërgua Kurtit nga Macron e Sholc, çfarë do të sjellë Lajçak?
Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 04 September 2022
“Po ua adresojmë këtë letër në një kohë vendimtare për sigurinë në kontinentin Evropian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
Në këtë mënyrë fillon letra e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emanuel Macron, drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Dy krerët e dy vendeve më të fuqishme të Bashkimit Evropian (BE) ia kanë bërë kreut të ekzekutivit kosovar të qartë se siguria evropiane lidhet edhe me çështjen dialogut Kosovë-Serbi.
Referencë për këtë e kanë marrë agresonin rus në Ukrainë, që po e sfidon edhe kontinentin e vjetër, në aspektin ekonomik e politik.
Bashkimi Evropian e ka të emeruar Miroslav Lajçakun si emisar për dialogun Kosovë-Serbi. Por kjo s’do të mjaftojë.
“Prandaj, ne kemi ngarkuar me punë këshilltarët tonë të politikës së jashtme dhe sigurisë, z.Jens Plötner dhe z.Emmanuel Bonne, për të mbështetur direkt Miroslav Lajčak në përpjekjet e tij”, thuhet në letër.
Aty shkruhet se Lajçak bashkë me përfaqësuesit gjerman dhe francez do ta vizitojnë Prishtinën.
“Propozimi ynë është, që Këshilltarët të bëjnë një vizitë të përbashkët me Miroslav Lajčak në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të gjejnë opsionet, që procesi të lëvizë përpara shpejt”, thuhet më tej në letër.
Kërkohët që kjo iniciativë ta gjejë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.
Por, mbetet të shihet se çfarë do të sjellin me vete Lajçak dhe këshilltarët e Macron dhe Sholc.
Pos në Prishtinë, një letër e ngjashme ka shkuat të dielën edhe në Beograd, drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Të parit të Serbisë i kërkohet që të jetë i gatshëm për vendime të vështira – e njëjta porosi ishte edhe për Kurtin.
Theksohet se mungesa e hapave konstruktivë e sollën situatën në Kosovë në tension.
Për këtë Bashkimi Evropian po e sheh zgjidhje dialogun. Përmes dialogut më 27 gusht është arritur një marrëveshje për dokumente mes Kosovës dhe Serbisë.
Por marrëveshja për targat s’është realizuar ende. BE-ja ka optimziëm që do të arrihet.
E nesër kryeministrja serbe, Ana Brnabiq e viziton Kosovën, ndërkohë zëvëndësministri, Besnik Bislimi do ta vizitojë Luginën e Preshevës.
Rrjedha e zhvillimeve është në një kohë kur Evropa po përballet me luftë. E lufta ka reflektuar probleme të segmenteve të ndryshme të jetës.
Nga BE-ja po kërkohet qartazi që paqja nuk duhet të cenohet, por fokusimi në problemet e shkaktuara nga agresioni rus në Ukrainë./Express
Letra origjinale
Të tjera
-
Kurti akuzohet se logon e 25 vjetorit të çlirimit e kopjoi nga lokali i Ridvan Muharremit
Ish-deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e ka ak...
-
Orë dore, vazo arkeologjike, e monedha lire – Komuna e Fushë Kosovës ndan dhurata për zyrtarët që pensionohen
Komuna e Fushë Kosovës ka vendosur që të ndaj disa dhurata për zyrtarët që do...
-
BE: Të gjitha vendimet për Urën e Ibrit duhet të bëhen në kuadër të dialogut
Nga Zyra e Bashkimit Evropian kanë thënë se çdo vendim lidhur me Urën e Ibrit...
-
Gërvalla dhe Kusari-Lila vazhdojnë takimet në Kanada, i njoftojnë deputetët atje për situatën politike në vend
Miqësia mes Kosovës dhe Kanadasë, e bazuar në vlera të përbashkëta demokratik...
-
Rra*hu nënën e tij, arrestohet biznesmeni gjilanas
Rinas Demiri, biznismeni gjilanas, pronar i qendrës tregtare ‘Agmia Center’ n...
-
Konjufca: Kosova e përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve të Këshillit të Evropës
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka pritur sot në takim shefen e ...
-
KOMF alarmon “shërbimet për fëmijët po mbyllen”
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka organizuar aktivitetin...
-
Arrestimi i shtatë administratorëve të “Albkings”, Haxhiu: Për shumë gra dhe vajza, ky grup famëkeq do të mbetet pla*gë jetësore
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se e mirëpret angazhimin in...
-
Kurti bëri homazhe në Marinë, në 25- vjetorin e rënies së Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilajt
Në nderim të rënies heroike të dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, kry...
-
Juria vendos për Trumpin, çfarë mund t’i ndodhë ish presidentit amerikan?!
Çështja penale ndaj ish presidentit amerikan Donald Trump i është afruar fund...
-
Borell jep alarmin: Konfliktet do dalin jashtë kontrollit, përfshirë Ballkanin!
Europa po përballet me dy luftëra të vështira pranë kufijve të saj shumë tens...
-
Haxhiu e mirëpret arrestimin e shtatë administratorëve të “Albkings”
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se e mirëpret angazhimin in...