Lajme

Kjo është koha kur Lajçak takon Thacin, Veselin, Haradinajn e Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 14 October 2020

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak gjatë ditës së sotme do të zhvillojë takime me politikanët e kosovës.

Takimi i parë do të jetë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në orën 10:35, derisa në orën 11:40 do të takohet me Kryetarin e në selinë e VV-së në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.

Takimi i radhës do të jetë me kreun e PDK-së, në Selinë e kësaj partë, duke filluar nga ora 13:45. Edhe Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj takohet me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, në selinë e AAK-së nga ora 16:20.
Në selinë e Nisma-s në Prishtinë nga ora 17:00 Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të takohet me Miroslav Lajçak. Ndërkaq, në orën 17:00 Lajçak e ka ndarë për të zhvilluar takim me Behgjet Pacollin.

-Advertisement-

Ndërsa të fundit nga 19:00 Lajçak do ta takoi deputetin e PDK-së, Enver Hoxhaj në zyrën e Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera