Lajme

Kjo është gjendja shëndetësore e Bill Clinton

Autori: Gazeta inFokus 07:25 | 17 October 2021

Të shtunën në mëngjes, Hillary Clinton ishte pranë ish-presidentit amerikan Bill Clinton, në spitalin ku po shërohet për një infeksion.

Clinton është mirë dhe do të lirohet së shpejti nga spitali në Kaliforni, tha presidenti amerikan Joe Biden.

Biden tha gjatë një fjalimi se ai kishte folur me Clinton dhe se ‘ishte mirë’.

-Advertisement-

“Ai nuk është në gjendje të rëndë. Do të dalë së shpejti, nesër apo pasnesër”, tha më tej Biden.

Clinton, 75 vjeç, u pranua të martën me një infeksion që nuk kishte lidhje me COVID-19, tha zëdhënësi i tij. Ai kishte një infeksion urologjik që u përhap në qarkullimin e tij të gjakut, por ai është në shërim dhe kurrë nuk kaloi në shok septik, një gjendje potencialisht kërcënuese për jetën, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera