Lajme

Kjo është gjendja e të lënduarve nga therja me thikë në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 20 January 2022

Pak më parë Gazeta Infokus raportoi për një therje me thikë në qytetin e Pejës, ku të lënduar mbetën dy persona.

Lidhur me gjendje e të lënduarve për Gazetën Infokus kanë folur nga Spitali i Pejës.

Zëdhënësi i këtij spitali, Naim Sahiti, tha se gjendja e njërit prej të lënduarve është shumë e rëndë.

-Advertisement-

Kurse tjetri i është jashtë rrezikut për jetë.

“Ne kemi pranuar dy pacientë, ku njeri e ka gjendjen jashtëzakonisht të rëndë, të gjithë mjekët kujdestar janë duke u marrë me rastin. Kurse tjetri nuk është në rrezik për jetën”, ka thënë Sahiti për Gazetën Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera