Lajme

Kjo është gjendja e të infektuarve me koronavirus

koronavirus
Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 05 April 2020

Deri tash janë total 140 raste me koronavirusin e ri në Kosovë.

Prej këtyre, 23 janë tanimë të shëruar, shkruan gazeta inFokus.

E 36 pacientë të tjerë janë të shtrirë në Klinikën Infektive, ku pesë nga ta janë në gjendje të rëndë.

-Advertisement-

E tre pacientë po trajtohen në kujdesin intensiv, derisa të gjithë të tjerët janë në vetizolim në shtëpitë e tyre.

E infektologu Valbon Krasniqi po thotë që gjatë kësaj dite pritet rezutlatet edhe për gjashtë të dyshuar, ndërsa shton që fundi i javës së parë dhe java e dytë e muajit prill mund të jenë vendimtare, shkruan gazeta inFokus.

“Në bazë të asaj që po shohim me numrin e të infektuarve që po paraqiten brenda ditës, me shkallën e epidemisë në nivel vendi duket që janë respektuar në masë të madhe nga ana e qytetarëve rekomandimet e dhëna nga institucionet tona. Megjithatë një pasqyrë më të qartë për respektimin apo jo të këtyre masave presim ta kemi në ditët në vijim dhe para se gjithash ka fundi i javës së dytë të muajit prill, nga gjysma e prillit e tutje. Atëherë do të varet krejtësisht se a do të kemi fluks të madh të pacientëve apo jo, nga mënyra dhe nga masa se sa janë respektuar këto rekomandime nga ana e qytetarëve”, thekson ai.

E për këtë këtë Krasniqi po këshillon qytetarët që të respektojnë me përpikmëri rekomandimet, shkruan gazeta inFokus.

“ E dimë që mbase është e vështirë për qytetarët të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, por unë ju them keni durim edhe pak, qëndroni në shtëpi, respektoni masat. Nuk mjafton vetëm të qëndroni në shtëpi, sepse ne e dimë që ju duhet të dilni të blini gjërat e nevojshme, vazhdoni të respektoni higjienën personale. Nëse ju nuk e takoni virusin në rrugë, nëse nuk e takoni një person me simptomat e gripit, dhe ju nëse nuk keni prekur gjëra të ambientit të kontaminuar, atëherë gjasat për të marrë infeksionin janë të vogla”, deklaron ai./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera