Lajme

Kjo është gjendja e policëve që u therën me thikë në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 17 September 2022

Tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore pasi që janë therur me thikë nga një person pasditen e së shtunës në Prizren.

Drejtori i policisë në Prizren, Faton Aliu ka njoftuar se gjendja e tre policëve është jashtë rrezikut për jetë.

Derisa ka njoftuar se dy janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, kurse njëri është duke marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

-Advertisement-

“Dy janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit dhe njëri është duke u trajtuar në QKUK”, tha Aliu.

“Rreth orës 17:00, anëtarët e familjes, kanë thirrë policinë se një anëtar i tyre ka qenë i dhunshëm. Patrulla policore ju ka përgjigj rastit. I dyshuari ka qenë i dhunshëm edhe ndaj policëve. Në ndihmë për arrestim ju ka ndalë edhe njësia e reagimit të shpejtë, apo njësia speciale për ballafaqim me të dyshuarin. Gjatë arrestimit janë lënduar 3 policë”, tha ai.

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera