Lajme

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në QKUK dhe spitale

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 26 October 2021

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se klinika Infektive dhe spitalet e përgjithshme po vazhdojnë të trajtojnë 59 pacientë me COVID-19, shkruan Gazeta Infokus.

Nga SHSKUK kanë thënë se sipas raporteve nga klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 20 pacientë me oksigjeno-terapi dhe 5 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

-Advertisement-

-Klinika Infektive, 9 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid-19

-Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

-Spital i Pejës, 3 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 11 pacientë

-Spitali i Gjilanit, 2 pacientë

-Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 4 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera