Lajme

Kjo është gjendja aktuale në Rudarë të Zveçanit

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 11 December 2022

Në fshatin Rudarë të Zveçanit, serbët lokalë e kanë bllokuar rrugën, duke vendosur disa kamionë.

Kjo barrikadë është vendosur gjatë ditës së djeshme, pas arrestimit të ish-zyrtarit policor Dejan Pantiq, i cili dyshohet se ka organizuar sulmin në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në veri.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka deklaruar se Pantiq akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.

-Advertisement-

Shkaku i këtyre tensioneve, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dje pas takimit me partitë politike, ka vendosur që datën e zgjedhjeve në komunat veriore, ta shtyjë nga data 18 dhjetor, në 23 prillin e vitit të ardhshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera