Sport

Kjo është gënjeshtra më e madhe në futboll

Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 27 November 2018

Një histori interesante vjen nga India e largët.
Sulmuesi Gourav Mukhu, ka marrë vëmendjen e të gjithë me suspendimin gjashtë muajsh nga futbolli.

Lojtari me nënshtetësi indiane, më 7 tetor të këtij viti, shënoi një gol të rëndësishëm në barazimin 2:2 të skuadrës së tij në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë në Superligën e Indisë.

Ky gol, ishte historik për disa javë, pasi Mukhu u bë golashënuesi më i ri në historinë e kampionatit lokal, duke arritur të realizojë si 16 vjeçar.

-Advertisement-

Ky sukses, mori vëmendjen e medieve, duke u bërë shumë popullor në Indi.

Por, e vërteta doli të ishte krejt tjetër, me Mukhu që në të vërtetë ishte 28 vjeç, dhe jo 16.

E gjithë kjo histori u zbulua kur ai në një prononcim pranoi se ishte 12 vjet më i vjetër se sa të tjerët mendonin.

Federata e Futbollit të Indisë ka vendosur të suspendojë për gjashtë muaj Gourav Mukhu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera