Kjo është e vërteta për deklaratën e Anton Berishës për njohjen nga Burundi
Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 04 March 2018
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Anton Berisha mohon të ketë deklaruar se është e parëndësishme njohja nga Republika e Burundit, edhe pse vet ai kishte deklaruar se “nuk ka asnjë peshë njohja apo mosnjohja nga Burundi.” Berisha kishte deklaruar se nuk ka peshë njohja nga shteti i Burundit, duke nënvlerësuar një shtet me mbi 10 milionë banorë, i cili tashmë po shqyrton tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“Nuk ka asnjë peshë as njohja as mos njohja e Burundit, besoj që Serbia do të bëjë tema të kësaj natyre që me kontestu Pavarësinë e Kosovës. Jemi në Pavarësi, në ditë feste ajo merr një shtet herë Burundi e herë Guineja Bisau edhe bën kësi tema të kota, ata veç po e riciklojnë temën”, kishte deklaruar Berisha për portalin lajmi.net, më 17 shkurt.
Lajmi.net e posedon edhe incizimin e bisedës së plotë me zv/ministrin Berisha ku ai qartazi thotë se njohja apo mosnjohja nga Burundi nuk çon peshë për Kosovën.
Ndërkaq, zv/ministri Berisha ka deklaruar sot se kurrë nuk ka thënë se është e parëndësishme njohja nga Burundi, pavarësisht se intervista e tij për portalin Lajmi.net tregon të kundërtën.
“Shkrimet e porositura kinse për deklaratën time se i trajtoj të parëndësishme njohjen e ndonjë shteti janë tendencioze dhe qëllimkqija. Renditja e prioriteteve si një vend evropian dhe fokusimi i energjisë në shtete me peshë duhet të jetë interesi i politikës së jashtme”, ka thënë sot zv/ministri Berisha.
“Ajo nuk zhvlerëson asnjë njohje dhe unë asnjëherë nuk kam deklaruar se njohja e ndonjë shteti është e parëndësishme. Është e kundërta, që çdo shtet që na ka njohur meriton falënderimin dhe respektin”, ka thënë zv/ministri i Jashtëm.
E në një letër që Ambasadori i Republikës së Burundit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Albert Shingiru u ka dërguar kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryediplomatit Ramush Haradinaj, ai shprehet se deklaratat e tilla të zv/ministrave kosovarë do t’ia komplikojnë punët zyrtarëve të Burundit që janë pro Kosovës.
“Jam duke punuar rreth çështjes së njohjes së Kosovës në Burundi. Nuk është e lehtë sepse serbët u kanë ofruar shumë gjëra atyre. Por lajmi që ne kemi pranuar nga misioni serb, se zëvëndësministri i juaj i Punëve të Jashtme ka thënë se nuk është me rëndësi njohja nga Burundi, do të më komplikojë punët”, theksohet në letrën që Shingiru u ka dërguar Haradinajt dhe Pacollit.
Të tjera
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...