Lajme

Kjo është e moshuara që po gatuan bukë për ushtarët ukrainas

Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 07 March 2022

Ushtria dhe populli ukrainas po vazhdojnë të rezistojnë përballë agresionit rus, që po dëshiron pushtimin e territorit të Ukrainës në luftën që ka nisur 12-të me parë, shkruan Gazeta inFokus.

Përveç ushtarëve që po qëndrojnë në vijën e parë të frontit edhe shumë qytetarë ukrainas po e ndihmojnë shtetin e tyre në të gjitha format.

Kësisoj një grua e moshuar nga rajoni i Ternopilit po gatuan bukën për ushtarët ukrainas që po mbrojnë vendin e tyre.

-Advertisement-

Kështu ka bërë të ditur, Franak Viacorka, këshilltar i lartë i Shoqatës Sviatlana Tsikhanouskaya në Bjellorusi që merret me të drejtat humane dhe politike të njerëzimit.

“Një grua e moshuar nga rajoni i Ternopilit po gatuan bukën për ushtarët ukrainas që mbrojnë vendin. Të gjithë në Ukrainë iu bashkuan rezistencës kundër pushtimit rus. Kaq e guximshme dhe prekëse”, ka shkuar Viacorka./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera